SHBA paralajmëroi ngrirje të marrëdhënieve me PD me Berishën në krye, Pollo: Edhe demokracitë Perëndimore gabojnë, nëse DASH ka të drejtë atëherë…

Capture

Ish-ministri Genc Pollo, i ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Maresla Karapanço foli për marrëdhëniet mes PD dhe SHBA dhe deklaratave të kësaj të fundit që ka thënë se me zgjedhjen e Berishës, raportet do të jenë të ngrira.

Pollo tha se nëse vendimi i DASH është ai i duhuri duhet pranuar, por sipas tij ka raste që demokracitë Perëndimore kanë bërë gabime. Ai tha se është mënyrë jo parimore që të ndikohen nga vendimet e dhëna.

SHBA ka thënë se marrëdhëniet do të jenë të ngrira me zgjedhjen e zotit Berisha ?

Pollo: Është një problem serioz, por nëse e mendojmë që përcaktimi i mos hyrje që bëri DASH është e drejtë dhe duhur atëherë duhet pranuar, por nëse atje dikush ka gabuar seriozisht a duhet ne ta pranojmë. Demokracitë perëndimore kanë bërë gabime pafund. Ka një debat të hapur. Këtu nuk është vepruar mirë. Meqë Saliu është non grata, mos ishte më mirë të gjendej zgjedhje tjetër? Po sikur ai tjetri të dilte non grata çdo bënim pastaj? Kjo do të ishte një mënyrë jo parimore dhe dinjitoze.

Nëse edhe vëlla e motër të ketë nëse bën gabim duhet thënë. Një dialog i tillë duhet të ndodhë dhe qëndrimi duhet të jetë parimor. Një përcaktim i tillë në kontekstin e qëndrimit 8 vite në opozitë ishte gjëja e gabuar. Këtë e themi edhe me besim edhe sy më sy. Për këtë gjë ia themi ashtu siç e mendojmë.

Arena e Lajmit

SHBA paralajmëroi ngrirje të marrëdhënieve me PD me Berishën në krye, Pollo: Edhe demokracitë Perëndimore gabojnë, nëse DASH ka të drejtë atëherë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook