Kevin Trap ka qenë heroi i mbrëmjes në Sevilje për Frankfurtin, duke pritur penalltinë e Aron Ramsejt, duke i çelur rrugë suksesit të gjerman.
Por pa dyshim protagonisti tjetër i madh i “Shqiponjave” ka qenë sulmuesi Rafael Santos Borre. Ai është bërë kolumbiani i shtatë në histori që fiton një kupë europiane.
Dhe nëse Eintrahti kthehet në Gjermani me trofeun me vete, një pjesë e madhe i dedikohet atij. Ai ka shënuar golin që barazoi takimin duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Dhe më pas nga lotaria e penalltive ai shënoi 11-metërshin e fundit. Ai është intervistuar menjëherë nga mediat kolumbiane që kanë nxituar t’i marrin fjalët e para pas trofeut.
“Jemi shumë të lumtur, është një gëzim i papërshkrueshëm. Kishim ardhur në finale për ta fituar atë dhe ia kemi arritur. Së bashku kemi shkruar historinë”, ka thënë ai.
Duket se Spanja i ka sjellë jo pak fat Frankfurtit. Para se të mbërrinin deri në Sevilje, gjermanët kishin kaluar edhe Barcelonën.
Arena e Lajmit
Loading…