Diego Simeone është shumë i rezervuar sa i përket jetës së tij familjare. Por në ditët e fundit, trajneri i Atletiko Madrid është bërë përsëri temë diskutimi në Argjentinë, pas disa deklaratave të ish-bashkëshortes së tij, Karolina Baldini, në një emision televiziv.
Kjo e fundit ka treguar se si të dy ishin ndarë më shumë se një dekadë më parë duke i dhënë fund lidhjes nga e cila lindën Xhovani, Xhanluka dhe Luçiano.
“Për fëmijët ishte e dhimbshme. U ulëm të dy. Unë nuk mund të flisja shumë dhe ishte Diego ai që ua tregoi”, shpjegoi ajo momentin se si çifti ua kishte komunikuar ndarjen fëmijëve. “Ndarja ishte miqësore. Sigurisht ka gjithmonë diçka, nuk do të gënjej… por e vërteta është që ishte shumë miqësore. Isha unë ajo që mori vendimin që të ndaheshim”, theksoi ish-modelja e cila tregoi më pas se si kishte përjetuar lidhjen e Simeonës në vitin 2014 me partneren e tij aktuale, Karla Pereira. “Kur ai gjeti një partnere dhe kuptova që kishte ndër mend të krijonte familje, sigurisht që i thashë të firmosnim divorcin. Si të mos firmosja, kishte mbaruar gjithçka. Sot është gjithçka e zgjidhur, kanë kaluar thuajse 10 vite”, tha ajo.
Por jo për Simeonen, i cili pasi ka dëgjuar këto deklarata, është përgjigjur mjaft ashpër nëpërmjet një prononcimi në “La Nacion”. “Jam i inatosur që flitet përsëri pas 15 vitesh. Aq më shumë duke e ditur që unë nuk fola kurrë për atë që ndodhi dhe dëmin që shkaktoi, ajo vazhdon të flasë sikur nuk ka memorien. Jam i bezdisur nga përpjekja për të mbrojtur fëmijët e mi. Nuk ka kthim mbrapa,. Ajo theu kode të forta të familjes dhe nuk kam më durim”, ishte reagimi i trajnerit, i cili më pas kërkoi nëpërmjet një avokati që të mos përmendej më emri i tij dhe fëmijëve në intervista të tjera që Karolina Baldini do të jepte.
Në Spanjë, e përditshmja “AS” ka kujtuar se kjo situatë vjen për shkak se ndarja në fakt nuk ka qenë aq miqësore. Në vitin 2008 u bënë publike disa foto ku Karolina shihej pranë një roje plazhi në bregdet në Argjentinë, në periudhën kur ishin të martuar dhe Simeone drejtonte River Plejt. Ajo refuzoi asokohe të gjitha aludimet, por pak muaj më vonë, bashkë me rojën e plazhit të sipërpërmendur, përfunduan të dy për pushime bashkë në Meksikë, duke i dhënë fund bashkëjetesës me Simeonen.
Arena e Lajmit
Loading…