Trevor Noah shfaqet në krahët e një vajze misterioze pak pas ndarjes, ja çfarë fshihet pas këtyre fotove

Trevor Noah u pa me miqtë të premten në The Hamptons pas ndarjes së tij nga Minka Kelly.

Fillimisht ai u pa në krahët e një vajze misterioze, por sipas Page Six ajo është thjesht një nga mikeshat e tij dhe se prezantuesi i televizionit vijon të jetë beqar.

Prezantuesi i “Daily Show” u shfaq i veshur ‘casual’, me një bluzë të zezë dhe xhinse gri. Autori i “Born a Crime” u fotografua duke përqafuar miken e tij ndërsa dilnin nga Il Buco, ku grupi thuhet se darkoi së bashku për dy orë.

Fotot vijnë disa ditë pasi ish- e dashura e Trevor, Kelly u pa për herë të parë që nga ndarja e tyre në ‘Grand Prix’ të Kanadasë në Formula 1. Kelly dhe Travor filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe gjërat po shkonin aq mirë sa Noah bleu një rezidencë në Bel Air prej 27.5 milionë dollarësh ku ata bashkëjetuan.

Një burim i tha People në atë kohë: “Ata po bëjnë plane për një të ardhme së bashk, dhe kjo është një marrëdhënie shumë e qëndrueshme. Ata kanë kaluar kohë mes brigjeve gjatë vitit të kaluar dhe kishin kërkuar një vend në LA si çift.”

Muajin tjetër, Kelly dhe Noah festuan ditëlindjen e tij të 37-të. Megjithatë, këtë maj çifti thuhet se u ndanë, teksa asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për prishjen e marrëdhënies së tyre. “Minka është beqare tani”-konfirmoi një burim për People në atë kohë, duke shtuar se ajo ka pasur “qëndrimin më të mirë” në lidhje me ndarjen. “Ajo është shumë e lumtur. Ajo preferon të jetë beqare sesa të humbasë kohën e saj me personin e gabuar.”

Fansat mësuan për herë të parë për romancën e tyre në gusht 2020. Një burim i tha E!News se ata ishin takuar për disa muaj dhe po jetonin së bashku, duke shtuar se gjërat po bëheshin serioze. Ndërsa Trevor dhe Minka i mbanin të fshehta detajet e marrëdhënies së tyre, ata u panë atë vit në një mbrëmje kur kishin dalë dhe një burim i tha E!News në janar 2021 se ata ishin shumë të dashuruar. Por në maj të atij viti, u përhapën lajme se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes. Megjithatë, dukej sikur Trevor dhe Minka ishin të gatshëm t’i jepnin një tjetër shans lidhjes së tyre pasi u panë duke pushuar në St. Barts pak më shumë se një javë më vonë. “Ata shpresojnë se gjërat do të funksionojnë,” tha një burim për E!News në atë kohë, “dhe po shohim se ku shkon lidhja.

Trevor dhe Minka forcuan zërat se janë ribashkuar me daljet e tyre të përbashkëta. Në janar 2022, ata të dy postuan foto për herë të parë bashkë nga udhëtimi i tyre në Afrikën e Jugut, ku Trevor lindi.

Ylli i ‘Comedy Central’ ka folur më parë për dëshirën e tij për ta mbajtur jetën e tij të dashurisë larg vëmendjes së publikut. Siç tha ai në një episod të vitit 2019 të ‘The Howard Stern Show’: “Unë nuk jam një fans i madh i të famshëmve”. Edhe pse, ai vuri në dukje se nuk është kundër martesës.

“Nuk e di,” i tha ai Howard Stern. “Unë mund të di vetëm se ku jam tani në jetë dhe kjo është ajo që kam mësuar të shijoj.”

Trevor Noah shfaqet në krahët e një vajze misterioze pak pas ndarjes, ja çfarë fshihet pas këtyre fotove

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook