“Gjithçka është një gënjeshtër”/ Ricky Martin mohon të gjitha akuzat për dhunë dhe mashtrim dhe paralajmëron se…

Këngëtari Ricky Martin është duke kaluar në një situatë të vështirë me një ish-menaxheren e tij, e cila ka vendosur ta padisë artistin duke thënë se ai e ka mashtruar për tre milionë dollarë. Martin ka deklaruar së fundmi se do të marrë masa ligjore dhe se nuk mund të komentojë asgjë më tej për shkak të kufizimit ligjor.

Ai ka bërë një deklaratë përmes një postimi në Twitter, ku ka mohuar të gjitha akuzat se ka përdorur dhunë në familje.

“Urdhri i mbrojtjes i dhënë ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, kështu që unë do të përgjigjem përmes procesit gjyqësor me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon. Për shkak se është një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të detajoj deklaratat në këtë kohë. Unë jam mirënjohës për të mesazhet e panumërta dhe i marr me gjithë zemër”, shkroi Ricky në postimin në Twitter.

Ekipi i tij ligjor foli për këtë çështje dhe e siguroi atë se pretendimet për dhunë në familje janë “krejtësisht të rreme”. Përveç kësaj, ata kanë dashur të bëjnë të qartë se këngëtari do të shfajësohet. “Ne kemi shumë besim se kur të dalin në dritë faktet e vërteta në këtë çështje, klienti ynë Ricky Martin do të shfajësohet plotësisht,” thanë ata për revistën People.

Këngëtari u padit nga ish-menaxherja e tij, Rebeça Drucker, e cila pretendon shkelje të kontratës, ku e akuzon këngëtarin për manipuluim dhe të mashtrim. Nëpërmjet dokumenteve të depozituara në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Anxhelosit, shihet se si Drucker ka përfaqësuar portorikanin midis viteve 2014 dhe 2018, e më pas kthehet në vitin 2020.

“Gjithçka është një gënjeshtër”/ Ricky Martin mohon të gjitha akuzat për dhunë dhe mashtrim dhe paralajmëron se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook