“Kemi 30 vite me Ramën, Metën dhe Berishën”/ Zheji: Paaftësi e jona për të krijuar elita të reja

11

Analisti Artur Zheji tha në “Open” se ka një paaftësi për të krijuar elita të reja politike, ndaj sipas tij, prej 30 vitesh kemi ende në krye Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Sipas Zhejit, problematika pati edhe instalimi i regjimit demokratik, ku u vendosën prokurorë e gjyqtarë që kishin dhënë vendime të rënda ndaj njerëzve.

“Duket pak e tepruar t’ia lemë të gjitha gabimeve amerikane. Ne erdhëm në ‘91-in me prokurorë e gjyqtarë që kanë dhënë vendime të rënda. Ka qenë mënyrë e nxituar, e gabuar, për të krijuar një vetting në ato kushte kur njerëzit s’kishin bukë të hanin. Jam dakord që s’pati sukses, por ishte tentativë për një frymë tjetër. Unë mendoj që ka një lidhje dhe me goditjen që SPAK-u po bën majtas.

Amerikanët me këtë zë modest të Rajerson, që dikur e donim shumë me të gjithë të metat që kishte. Ne pas 30 vitesh kemi Metën, Berishën, Ramën. Kjo është paaftësi e jona për të krijuar elita të reja. Ndoshta duhet të heqim dorë nga sovranizmi i tepruar. Në pazotësinë tonë. Në debatin që bëjmë për demokraci me të vërtetë shprehim vuajtje, por jemi në një sistem. Kjo është meritë e sistemit ku jemi.

Arena e Lajmit

“Kemi 30 vite me Ramën, Metën dhe Berishën”/ Zheji: Paaftësi e jona për të krijuar elita të reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook