Kimi i surprizave/ Pas “Met Gala” ylli i “The Kardashians” bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Kim Kardashian padyshin dinë si ta mbajë vëmendjen të përqëndruar tek ajo.

Pas transformimit për “Met Gala 2022”, i cili u përfol gjerësisht, ylli televiziv vjen me një tjetër ndryshim në pamje. Së fundmi, Kim ka realizuar reklamën për rrobabanjot e reja të markës së saj “Skims”. Në këtë promovim ajo ka zgjedhur që flokët dhe make up-in e saj t’i bëjë si në vitet ’80.

Ylli televiziv duket e mahnitshme me peshën e saj të re, teksa bikinit metalike ia vënë më në pah format e rrumbullakosura. Ju kujtojmë që në pak kohë Kim Kardashian ka humbur plotë 21 kile.

Nga ana tjetër Kanye West po i kthehet sërish muzikës për të shprehur dhimbjen e tij. Në këngën e re me Cardi B dhe Lil Durk “Hot S–t”, reperi u shpreh për mënyrën se si po ndihet pas divorcit nga Kim Kardashian “Unë thjesht po them, tani kam filluar të mësohem me dhimbjen. Derisa një ditë thashë, ‘F–k it’, mora masazhatoren time në aeroplan.”

Kimi i surprizave/ Pas “Met Gala” ylli i “The Kardashians” bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook