“Lepurushi i vogël shkon në…”/ Dua Lipa ndan foto nga prapaskenat e festivalit, këngëtarja mahnit ndjekësit me stilin e saj

Dua Lipa di më së miri si të surprizojë fansat e saj në rrjetet sociale me postimet e saj.

Së fundmi ajo u shfaq me shumë stil në një set të ri fotografish të publikuar në rrjetet sociale. Ylli i popit me origjinë shqiptare pozoi me një fustan boho-chic ngjyrë lejla dhe ngjyrë bezhë me mëngë të gjata, i cili kishte një jakë V dhe të çara të larta, të cilat i tregonin të brendshmet e saj të zeza.

Artistja e kombinoi fustanellën me një palë çizme me theka, një çantë me printe kafshësh dhe syze dielli të errëta. Dua Lipa i kishte stiluar flokët në onde të lehta ndërsa mbante edhe një kapele të zezë në kokë.

Duke shkruar, “lepurushi i vogël foo foo shkon në një festival’”, këngëtarja Levitating pozoi e ulur në një tavolinë pikniku prapa skenës dhe zgjodhi poza të ndryshme për afro 85 milionë ndjekësit e saj.

Fituesja e Grammy-t ka marrë një pausë nga turneu i saj “The Future Nostalgia Tour” pasi luajti në Festivalin Roskilde në Danimarkë më 30 qershor.  Ajo është planifikuar të dalë në skenë më vonë këtë muaj në Montreal dhe Ontario, Kanada, përpara se të shkojë në takimet në Amerikën e Jugut.

Artistja e lindur në Britani aktualisht po përballet me një padi për shkeljen e të drejtave të autorit.  Pretendimi vjen nga fotografi Robert Barbera, i cili pretendon se këngëtarja e One Kiss postoi foto që ai bëri në vitin 2019 në mediat sociale pa lejen e tij, gjë që dëmtoi aftësinë e tij për të fituar para nga fotot.

“Lepurushi i vogël shkon në…”/ Dua Lipa ndan foto nga prapaskenat e festivalit, këngëtarja mahnit ndjekësit me stilin e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook