Me kallashnikov e municion luftarak në banesë, policia arreston 17-vjeçarin në Kurbin pas alarmit të qytetarëve

Arme

Policia e Kurbinit vijon kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë ato pa leje në banesë.

Gjatë kontrolleve të fundit, policia ka vënë në pranga një 17-vjeçar, që mbante armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arena e Lajmit

Me kallashnikov e municion luftarak në banesë, policia arreston 17-vjeçarin në Kurbin pas alarmit të qytetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook