Ndeshja ndaj Egnatias, Vllaznia njofton tifozët për çmimet e biletave

Vllaznia do të luajë ndeshjen e fundit në “Loro Boriçi”për këtë sezon ndaj Egnatias, ditën e shtunë, në orën 17:00, e vlefshme për javën e parafundit të Kategorisë Superiore.

BI

Klubi shkodran me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, ka bërë me dije për çmimet e biletave për ndeshjen kundër rrogozhinasve.

Biletat variojnë nga 100 lekë të reja deri në 1500 lekë të reja. Në tribunën C, bileta do të kushtojë 100 lekë. Në tribunën D1, D2, D3 dhe D4 bileta kushton 200 lekë të reja.

Në Tribunën A dhe B do të kushtojë 1000 lekë të reja, ndërsa në tribunën VIP, bileta do të kushtojë 1500 lekë. Vlen të theksohet se hyrja për femrat do të jetë falas.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

Duke filluar nga nesër (e premte), nis shitja e biletave të ndeshjes së javës të 35-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia- Egnatia që do të luhet të shtunën në ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!❤️💙”

– Arena e Lajmit


Loading…

Ndeshja ndaj Egnatias, Vllaznia njofton tifozët për çmimet e biletave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook