Sherri për parakalimin disa javë më parë, autori i zuri pritë djalit të lagjes në Elbasan (VIDEO)

Htjh

Janë zbardhur detaje të reja për atentatin me armë zjarri që ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në drejtim të automjetit të shtetasit Arben Bekteshi është qëlluar shtatë herë me armë, por asnjë prej plumbave nuk e ka kapur atë.

Shkak i këtij sulmi me armë në lagjen “Skënderbej” është bërë sherri që Bekteshi ka pasur me 38-vjeçarin Ermal Matishi, i cili banon në të njëjtën lagje.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se autori 38-vjeçar dhe Bekteshi janë konfliktuar 3 javë më parë me njëri-tjetrin për një parakalim të gabuar me makinë.

Ndërkohë sot autori i ka zënë pritë 30-vjeçarit dhe e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë TT, e cila u gjet disa metra larg vendngjarjes. Gjithashtu në vendngjarje janë  gjetur 7 gëzhoja arme.

Sherri për parakalimin disa javë më parë, autori i zuri pritë djalit të lagjes në Elbasan (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook