Siti dhe Liverpuli diskutojnë titullin në javën e fundit, Premier Liga i dërgon trofeun origjinal “Qytetarëve”

Zyrtarët e Premier Ligës konfirmuan se ceremonia e dorëzimit të trofeut të dielën është përgatitur në mënyrë identike në dy stadiumet e Mançester Sitit (Etihad) dhe Liverpulit (Anfield), duke qenë se skuadra e Guardiolës dhe ajo e Klopit ndahen me vetëm 1 pikë në javën e fundit.

5345345

“Telegraph” ka zbuluar se shefi i Premier Ligës, Riçard Master, do të jetë në stadiumin “Etihad” të dielën bashkë me trofeun origjinal të Premier Ligës që do të mbetet në Mançester në rast se Siti mund Aston Vilën, ose barazon dhe Liverpuli nuk fiton me Uolvesin.

Në këto kushte Liverpuli në rast suksesi do të marrë një trofe rezervë që është vendosur në dispozicion për javën e fundit.

Arena e Lajmit


Loading…

Siti dhe Liverpuli diskutojnë titullin në javën e fundit, Premier Liga i dërgon trofeun origjinal “Qytetarëve”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook