U qëllua 7 herë në drejtim të tij, zbulohet shënjestra në Elbasan (EMRI)

Elbasan

Të shtëna më armë janë raportuar në Elbasan. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg, të këtij qytetit .

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për ‘BalkanWeb’ se në drejtim të Arben Bekteshit është qëlluar shtatë herë me armë zjarri, ndërsa nuk e kanë kapur plumbat.

Ndaj Bekteshit ka qëlluar me armë 38-vjeçari E.M. Mësohet se disa ditë më parë autori E.M., 38-vjeç dhe Alban Bekteshi janë konfliktuar tre javë më parë me njëri-tjetrin.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Informacion-

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri psitoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

U qëllua 7 herë në drejtim të tij, zbulohet shënjestra në Elbasan (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook