VIDEO/ Drejtuan mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen tre persona në Tiranë

Capture

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Tre raste të reja të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, janë evidentuar si rezultat i këtyre kontrolleve.

“Shkon në 28 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– O. K., 41 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe R. U., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike, të vendosin rripin e sigurimit dhe të moderojnë shpejtësinë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Drejtuan mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen tre persona në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook