Dhunoi fizikisht bashkëshorten në prezencë të fëmijëve të mitur, në kërkim 31-vjeçari

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dhunoi fizikisht bashkëshorten në prezencë të fëmijëve të mitur, në kërkim 31-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook