Juventusi e ka mendjen te Perishiç, vendos të mos rinovojë me futbollistin e Italisë

Juventusi ka vendosur që të bëjë një revolucion të mirëfilltë gjatë kësaj vere dhe pas Kielini e Dibala, i treti emër i njohur që do të largohet nga radhët e bardhezinjve në verë është Federiko Bernardeski. Mesfushori është në fundin e kontratës së tij me klubin bardhezi, por nuk do t’i ofrohet rinovimi i marrëveshjes.

dfsdfsdf

Bardhezinjtë kanë përqendruar të gjithë vëmendjen e tyre për mesfushën e të ardhmes te Ivan Perishiç që  duan t’ia rrëmbejnë Interit e kështu janë gati të sakrifikojnë Bernardeskin për të lehtësuar financat e tyre. Futbollisti është në fund të kontratës dhe Juventusi nuk ka ndër mend të rinovojë me një lojtar i cili nuk do të jetë titullar në sezonin e ardhshëm, edhe pse është një emër i cili figuron shpesh në listën e Italisë së Mançinit.

Kështu, palët janë ndarë me mirëkuptim dhe sipas mediave italiane, vendimi do të zyrtarizohet ditën e hënë, pasi të jetë mbyllur plotësisht sezoni në Itali.

Arena e Lajmit


Loading…

Juventusi e ka mendjen te Perishiç, vendos të mos rinovojë me futbollistin e Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook