Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Gorre.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.
Arena e Lajmit