Gareth Bejl do të largohet nga Reali në përfundim të këtij sezoni, me sulmuesin uellsian që është në vitin e fundit të kontratës me “Los Blankos”, e cila nuk do të rinovohet.
Largimin e tij e ka pranuar edhe vetë trajneri i madrilenëve, Karlo Ançeloti i cili ka theksuar se kontributi i tij në sukseset e mëparshme do të mbetet gjithmonë në memorien e fansave.
“Nuk ka rëndësi nëse ai luan ose jo, Bejl ka qenë pjesë e historisë së klubit.
Ka shkruar disa kapituj të historisë së Realit, të gjithë duhet ta pranojmë këtë.
Ai do të mbetet në memorien e tifozëve.”, u shpreh Ançeloti.
Arena e Lajmit
Loading…