Alvaro Morata nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Juventusit dhe do t’i japë përfundimisht lamtumirën bardhezinjve që nuk do të paguajnë për kartonin e tij.
Lajmi është bërë publik nga spanjollja “Marca” e cila bën të ditur se sulmuesit i është komunikuar sot nga klubi se nuk do të paguajë 35 milionë euro për të blerë kartonin e tij, pasi i mungojnë për momentin burimet financiare për të bërë një investim të tillë. Juventusi duhej t’ia paguante 35 këtë shifër Atletiko Madrid që zotëron kartonin, por ka hequr dorë pasi po mendon një revolucion të plotë në ekip.
Kështu, Morata do të mbyllë etapën e dytë në klubin italian, pas një sezoni me dritë-hije ku luajti 35 ndeshje, duke shënuar 9 gola e dhënë 7 asiste në Serinë A, si dhe 2 gola në 7 ndeshje në Ligën e Kampioneve. Tani ai pritet të kthehet te Atletiko Madrid, por nuk do të ketë vend as në skuadrën e Simeones, që do e nxjerrë në treg për shitjen përfundimtare të kartonit të tij.
Arena e Lajmit
Loading…