“Thjesht u mërzita dhe ti ishe i pari që t’i vura sytë!” Kënga e papublikuar e Adele qarkullon në Interneti, teksti i saj ndryshe nga çfarë jemi mësuar

Në rikthimin e saj në një koncert pas 5 vitesh, Adele bëri bashkë ish-burrin me partnerin e ri që u panë bashkë në mesin e spektatorëve. Por, raporti mes këngëtares dhe babait të djalit që saj nuk ka qenë gjithmonë kaq e mirë. |LEXO EDHE: Fuqia’ e Adele! Këngëtarja bën bashkë ish-burrin dhe të dashurin e ri

Ylli britanik njihet për këngët e saj të dashurisë që kryesojnë top-listat me muaj të tërë. Dhe një nga këngët e padëgjuara të Adelës, “But I Want To” ka qarkulluar në internet që të hënën, dhe njerëzit janë të mendimit se është një nga tekstet e saj më ‘brutale’ deri më tani. Krijuesja e hitit mund të dëgjohet duke kënduar për një të dashur në këngën që besohet të jetë krijuar gjatë albumit të saj të katërt, me titull ’30’.

Këngëtarja e hitit ‘Hello’, e cila publikoi albumin e saj të fundit vitin e kaluar, vendosi qartë që ta çojë muzikën e saj në një drejtim tjetër pasi kënga nuk e kursen aspak personin të cilit i dedikohet dhe nuk përmban nota vuajtjeje. Adele mund të dëgjohet duke kënduar: “Nuk doja të isha e dashura jote, thjesht u mërzita dhe ti ishe i pari që i vura sytë/ Ndoshta isha shumë e re për të luajtur me zjarrin/ Si një armë e mbushur më mbajte në dëshirën tënde. /Duhej të mësoja të vrapoja, duhej të mësoja se si të largohesha.”

Siç raporton ‘The Sun’, gjatë referenit ajo këndon: ‘E urrej që të dua, pjesa më e keqe është që nuk kam dashur kurrë/Më vret që nuk mund të jem pranë teje, por dua. Do të humbas zemrën time, do të humbas mendjen në sytë e tu.’

Aktualisht Adele është në lidhje me agjentin sportiv Rich Paul. Paul dhe Adele e bënë lidhjen zyrtare në Instagram në shtator 2021. Kjo erdhi pasi të dy u panë krah për krahu në një ndeshjetë  NBA në korrik të vitit atë vit.

Pak para se të lidhej me Paul, Adele finalizoi divorcin e saj nga sipërmarrësi britanik Simon Konecki në prill 2019. Të dy ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre 9-vjeçar, Angelo.

“Thjesht u mërzita dhe ti ishe i pari që t’i vura sytë!” Kënga e papublikuar e Adele qarkullon në Interneti, teksti i saj ndryshe nga çfarë jemi mësuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook