Një aksident është regjistruar këtë të dielë në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas.
Mësohet se si pasojë e aksidentit një person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Në aksident janë përfshirë një autobus me targa greke dhe një automjet tip ‘Mercedez Benz’.
‘Benz-i’ është shkatërruar plotësisht dhe shoferi ka pësuar dëmtime serioze.
Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.