Shefi i sektorit të të rinjve të Veronës, Masimo Margiota, komentoi sezonin e djemoshave të rini, në një prononcim për mikrofonat e “Hellas Channel”, teksa nuk kanë munguar as vlerësimet për Marash Kumbullën.
Shqiptari është krenari jo vetëm për Kombëtaren kuqe e zi, por edhe për vetë ekipin që e prodhoji, Veronën.
“Pas tre vitesh rezultate të shkëlqyera si në ligë ashtu edhe në Kupën e Italisë, edhe këtë vit kemi bërë diçka të bukur dhe shpërblyese.
Primavera 1 është një kampionat i vështirë dhe kërkues, plot skuadra shumë të forta, ndaj shpëtimi është një objektiv i madh i arritur. Ne duam që të prodhojmë sa më shumë lojtarë si Marash Kumbulla, Udogie dhe Kopola, në të ardhmen. Ne duhet të falënderojmë Presidentin Seti që na ofron gjithçka që na nevojitet për të punuar mirë dhe në paqe”, u shpreh Margiota.
Arena e Lajmit
Loading…