“E pamundur pa mbështetjen e partnerëve”, Balla takon Isabel Santos: Në fokus rezultatet e reformës në drejtësi!

6d1265c8 52c5 4d22 9088 357ea039834b

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur sot në takim një delegacion të Parlamentit Europian, të kryesuar nga Raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe eurodeputeti Austriak Andreas Schieder.

Balla vlerëson Reporteren Santos përsa i përket objektivitetit në prezantimin e gjetjeve të Raportit te KE dhe Rezolutën mjaft inkurajuese dhe mbështetëse për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

“E falenderova Reporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabel Santos për objektivitetin në prezantimin e gjetjeve të Raportit te KE dhe Rezoluten mjaft inkurajuese dhe mbeshtetese per mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”, është shprehur Balla.

Temë diskutimi i këtij takimi ka qenë edhe  ecuria e reformës në drejtësi dhe rezultatet e arrira prej saj.

“Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë dhe rezultatet e reformës në drejtësi si një nga reformat më të rëndësishme dhe të thella që vendi ka ndërmarrë. Kjo reformë nuk do të ishte e munduar pa mbështetjen dhe ndihmën e partnerëve tanë: Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Përshëndesim marrjen e detyrës nga anëtari i 13-të i Gjykatës së Lartë, duke mundësuar kështu që kjo gjykatë të jetë tërësisht funksionale”, ka thënë Balla.

Statusi:

Bashkë më nënkryetaren e Komisionit të Integrimit Europian Etilda Gjoni pritëm në një takim një delegacion të Parlamentit Europia, të kryesuar nga Raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe eurodeputeti Austriak Andreas Schieder.

E falenderova Reporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabel Santos për objektivitetin në prezantimin e gjetjeve të Raportit te KE dhe Rezoluten mjaft inkurajuese dhe mbeshtetese per mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë dhe rezultatet e reformës në drejtësi si një nga reformat më të rëndësishme dhe të thella që vendi ka ndërmarrë. Kjo reformë nuk do të ishte e munduar pa mbështetjen dhe ndihmën e partnerëve tanë: Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Përshëndesim marrjen e detyrës nga anëtari i 13-të i Gjykatës së Lartë, duke mundësuar kështu që kjo gjykatë të jetë tërësisht funksionale.

Eurodeputetët mbështesin plotësisht integrimin rajonal dhe vlerësojnë maksimalisht rezultatet e deritanishme të Ballkanit të Hapur. Shqipëria ka një meritë të veçantë si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor me një politikë të jashtme tërësisht në të njëjtën linjë me atë të Bashkimit Europian.

“E pamundur pa mbështetjen e partnerëve”, Balla takon Isabel Santos: Në fokus rezultatet e reformës në drejtësi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook