Ka ndezur derbin e Milanos. Asllani e pranon: Nuk e mendoja që do bëja këtë hov kaq shpejt

Në Itali ka një derbi të Milanos në distancë këtë javë për titullin kampion në Serinë A. Por me mbarimin e sezonit, ka edhe një tjetër po aq të fortë në merkato për të siguruar shërbimet e Kristjan Asllanit. Djaloshi 20-vjeçar shqiptar është kthyer në objektivin e Milanit dhe Interit, të cilët duan të sigurojnë sa më parë firmën e tij.

asllani

Asllani ka shkëlqyer në pjesën e dytë të edicionit duke veshur fanellën e titullarit, pasi në klub ishin të bindur se do të shkëlqente, duke pasur parasysh atë që kishte treguar me ekipin e të rinjve. Por edhe vetë lojtari shqiptar e ka pranuar sot në një aktivitet të organizuar për të nderuar personazhet e rinj të sezonit, se nuk e kishte pritur këtë ndryshim kaq të madh.

“Jam shumë i lumtur që marr këtë çmim pas 13 viteve që luaj me këtë fanellë. Vitin e kaluar isha te të rinjtë, nuk e mendoja që do të bëja këtë hov kaq shpejt. Por mundohem gjithmonë të jap maksimumin dhe mundohem të kënaq të gjithë, tifozët dhe trajnerin”, tha Asllani.

Arena e Lajmit


Loading…

Ka ndezur derbin e Milanos. Asllani e pranon: Nuk e mendoja që do bëja këtë hov kaq shpejt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook