Merkato e Juventusit, një postim nga Luçiano Moxhi ndez popullin bardhezi

Juventusi do të kryejë një revolucion masiv në radhët e tij, duke larguar shumë futbollistë për të ndërtuar nga e para një cikël fitues. Një projekt që pritet të ketë sakrifica të rëndësishme, siç janë ato të Dibala e Morata, për të afruar emra të njohur dhe një postim i Luçiano Moxhit, ish-drejtuesit bardhezi i cili njeh shumë mirë ambientin, ka çuar në delir tifozerinë e kësaj skuadre.

moxhi kielini

Moxhi ka postuar në Twitter vetëm një emër, Milinkoviç-Saviç. Asgjë më shumë, asgjë më pak, por për tifozët e Juventusit, ky është mesazhi i qartë se kjo do të jetë blerja e bujshme për mesfushën në këtë verë.

Juventusi interesohet për një lojtar me karakteristikat e Sergej Milinkoviç-Saviç dhe nuk është mister që kanë nisur bisedimet me Igli Taren dhe Lacion për futbollistin. Ky postim i Moxhit, i cili zakonisht ka sinjale të sigurta rreth lëvizjeve të Juventusit, e bën edhe më të mundshëm transferimin e serbit në radhët e klubit torinez.

Arena e Lajmit


Loading…

Merkato e Juventusit, një postim nga Luçiano Moxhi ndez popullin bardhezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook