North West lë në hije Kim Kardashian, 9-vjeçarja ylli i “Javës së Modës në Paris”

Treś chic!

Kim Kardashian dhe North West u panë në Paris për Javën e Modës më 6 korrik, ku dyshja nënë-bijë u shfaqën njëra më e bukur se tjetra. Për një shëtitje në dyqanin Balenciaga dhe selinë e Jean-Paul Gaultier në Paris, Kim kishte veshur një jumpsuit Balenciaga, i cili përfshinte “pantashoes” jeshile neoni dhe një T-shirt ushtarake. Pamjen e saj Kim e plotësoi me syze dielli të mëdha. Ndërkohë, North u shfaq sportive me një xhaketë vintage nga ish-labeli i babait të saj, Pastelle.

Kanye kishte veshur më parë një xhaketë kuqe-blu në skenë në ‘American Music Awards 2008’, ku mori çmimet për ‘Artistin e Preferuar Hip-Hop’ dhe ‘Albumin e preferuar Hip-Hop’.  9-vjeçarja e kishte kombinuar veshjen e saj me një çantë mini Balenciaga dhe atlete me platformë Crocs.

Në një tjetër paraqitje, Kim dhe North ishin veshur matchy-matchy me të zeza. Kim kishte zgjedhur sërush Balenciaga nga koka te këmbët, e cila përfshinte një body mbi një palë ‘pantashoes’. North kishte veshur një xhaketë xhins mbi një bluzë Balenciaga, të shoqëruar me të njëjtat këpucë si më parë.

Kim ka pranuar më parë se vajza e saj e madhe ka disa mendime të forta për stilin e saj.

North ka shumë opinione kur bëhet fjalë për atë që kam veshur”-tha ajo për Vogue në mars. “Ajo gjithmonë do të ankohet kur unë kam veshur shumë të zeza.” Ylli i Kardashians kujtoi një rast që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e North, duke thënë: “Unë u shfaqa në shkollën e saj në ditën e Shën Valentinit e veshur rozë nga koka te këmbët dhe ajo u emocionua aq shumë sa vrapoi dhe më përqafoi. Ajo hapi pallton time, pa veshjen e zezë dhe tha “Mami, ti je veshur me të zeza”.

Ndërsa ajo mund të ankohet për veshjet e nënës së saj, North është vetë një fashioniste e re me një ndjenjë të fortë të stilit. “North është si goth – ajo është në Hot Topic,” zbuloi Kim në ‘The Ellen DeGeneres Show’. “Ajo vendos tatuazhe të rreme në fytyrën e saj dhe dëgjon Black Sabbath dhe është si një vajzë goth.”

North West lë në hije Kim Kardashian, 9-vjeçarja ylli i “Javës së Modës në Paris”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook