Raporti i shpenzimeve/ Rekordi, Mançester Junajtid i kushton 16.9 milionë paund një pikë

Mançester Junajtid ka rekordin më negativ të raportit të pikëve të fituara për miliona të shpenzuara këtë sezon në Premier Ligë. Ata paguan çmime të kripura për transferimin e Sanços, Varanit, por edhe Ronaldos në merkaton e verës, duke e dërguar në total investimin në rreth 126 milionë paund.

ronaldo

Por milionat e hedhura në merkato nuk u justifikuan me rezultatet në fushë në kampionat. Për çdo pikë të fituar deri në javën e 37-të (58), “Djajtë” kanë shpenzuar 16.9 milionë paund. Dhe klubi nga i cili mund të mësojnë është Brentfordi.

Skuadra e Tomas Frenkut ka grumbulluar 46 pikë këtë sezon, por secila prej tyre i ka kushtuar vetëm 1.5 milionë paund, më pak se çdo klub tjetër i Premier Ligës. Mançester Siti ka shpenzuar shumë më tepër se rivalët, por kanë koleksionuar 90 pikë deri në javën e 37-të dhe nëse fitojnë të dielën shpallen kampionë.

Kjo përkthehet në 10.8 milionë paund të shpenzuara për çdo pikë, duke qenë mesatarja e katërt më e lartë e kampionatit, pas Çelsit me 13.7 milionë paund dhe Evertonit 12.5 mln.

Sa ka kushtuar cdo pike

Duelin mes dy rivaleve për titull, Siti-Liverpul, e fiton skuadra e Klopit. “Reds”-ave u ka kushtuar një pikë 8.2 milionë paund. Antonio Konte ka ndryshuar drastikisht situatën te Totenhemi pas uljes së tij në stol, duke i dërguar ata në vendin e katërt përpara javës së fundit. “Spërsave” u ka kushtuar çdo pikë 7.1 milionë paund këtë sezon në Premier Ligë. Atyre u mjafton edhe një barazim në javën e fundit ndaj Noruiçit për të prerë biletën e fundit të Anglisë në Champions.

Arena e Lajmit


Loading…

Raporti i shpenzimeve/ Rekordi, Mançester Junajtid i kushton 16.9 milionë paund një pikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook