Sot del emri, nesër socialistet japin ‘bekimin’ me firma për presidentin e ri. Procedurat që do ndiqen nga PS deri në votimin e kreut të shtetit në Parlament

Presidenca2

Kur nuk na ndan shumë nga publikimi i emrit të kandidatit për president që do të dalë nga PS-ja, ditën e nesërme pritet që të mbahen një sërë procedurash, deri te votimi i tij në Presidencë.

Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim live për News24 nga jashtë selisë rozë, ku po mbahet mbledhja e Kryesisë, sqaroi procedurën që vjen pas kësaj faze të parë.

“Pasi të publikohet emri sot nga kryeministri Rama, ai do ta dërgojë në grupin e saj parlamentar, i cili do të mblidhet paraditen e nesërme rreth orës 10:00 nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme. Kushtetuta përcakton se duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës. Më pas firmat do depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë. Afati maksimal i cili është përcaktuar në konferencën e fundit të kryetarëve është vendosur ora 12:00 e ditës së nesërme e më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë, kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS, për t’iu drejtuar në orën 18:00 seancës së posaçme parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta përcakton që në këtë raund, Presidenti zgjidhet me minimumi 71 vota”, tha Gjençaj.

Sot del emri, nesër socialistet japin ‘bekimin’ me firma për presidentin e ri. Procedurat që do ndiqen nga PS deri në votimin e kreut të shtetit në Parlament

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook