VIDEO/ Panik në Fier, merr flakë tregu i rrobave të përdorura. Shihni çfarë po ndodh

Zjarr

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë shkollës së muzikës në Fier. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë së tregut e më pas tymi është përhapur në brendësi të tij.

Frika dhe paniku ka mbërthyer banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Fieri. Këtë të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e duke qenë se dera e tregut ka qenë e mbyllur, e kanë hapur atë me forcë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në brendësi të tregut nuk janë konstatuar dëme, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur djegien e të gjithë hapësirës. Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone te banuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulanca dhe forcat policore, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Panik në Fier, merr flakë tregu i rrobave të përdorura. Shihni çfarë po ndodh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook