Arbitri i Sasuolo-Milan shqetëson tifozët e kuqezinjve, duel delikat për gjyqtarin “interist”

Në ndeshjen e së dielës mes Sasuolos dhe Milanit është zgjedhur për të arbitruar Daniele Doveri. Pozitiv bilanci i Doverit me Milanin të cilin e ka arbitruar në 25 raste. Vetëm katër humbje për kuqezinjtë, teksa 7 janë barazimet dhe 14 fitoret.

doveriiii

Në kampionatin aktual, 44-vjeçari ka arbitruar barazimet e “Djallit, në atë me Interin në fazën e parë, por edhe ndaj Juventusit dhe Torinos. Në takimin me këta të fundit, Doveri u mohoi djemve të Piolit një penallti të dukshme për faull të Singos ndaj Teo Hernandezit. I pranishëm edhe në fitoren e “Djallit” para dy javësh në Veronë ku anuloi një gol për pozicion jashtë loje.

SHQETËSIMI I TIFOZËVE

Teksa bilanci me kuqezinjtë është pozitiv, ajo që shqetëson tifozët e Milanit është “feja” futbollistike e Doverit. Në janar të këtij viti, pas finales së Superkupës së Italisë mes Juves dhe Interit, ky arbitër u pikas në aeroport me një valixhe ku spikaste stema e zikaltërve.

Shqetësimi i ambienteve milaniste është legjitim pasi gara për titull mund të penalizohet rishtazi nga “këmishët e zeza” të cilat në këtë sezon e kanë goditur Milanin në disa raste e me situata flagrante. Ndërkohë, nuk duhet harruar se Doveri nuk përmbahet as me kartonët kur përballë ka lojtarë të Milanit. Në fytyrë të kuqezinjve 44 të tillë, një nga të cilët për Leaon, dikush që faulle pëson ((me shumicë) dhe rrallë i bën.

Arena e Lajmit


Loading…

Arbitri i Sasuolo-Milan shqetëson tifozët e kuqezinjve, duel delikat për gjyqtarin “interist”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook