Faza me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve pritet të ketë ndryshime të mëdha me formatin e ri të kompeticionit që pritet të vihet nën zbatim në sezonin 2024-25.
Siç bën me dije “ESPN” këto ndryshime ngjasojnë shumë me një turne “Grand Slam” në tenis. Rregulli që dy skuadra nga një shtet nuk mund të ndeshen në raundin e parë të fazës me eliminim direkt mund të bjerë nga ky format, që do të thotë se Barcelona-Real Madrid ose Liverpul-Mançester Siti mund të jenë disa prej sfidave që priten të dalin nga grupet.
“ESPN” thekson se skuadrat që do të dalin nga ndeshjet e grupeve do ta kenë rrugën për në finale të përcaktuar, me skuadrat më lart të renditura që priten të ndeshen në fillim, ashtu si yjet e tenisit si Novak Xhokoviç dhe Roxher Federer në “Wimbledon”.
Dy skuadrat që renditen të parat në grupe nuk do të mund të ndeshen me njëra-tjetrën deri në finale.
Burime për “ESPN” konfirmojnë që UEFA nuk e ka menduar akoma se çdo të ndodhë në fazën me eliminim direkt, por mundësia që pritet më shumë të ndodhë është ajo e stilit të tenisti.
Nga ato që zbulon “ESPN”, planet që priten të vihen në zbatim janë:
-Një finale, ku nga 36 ekipe, skuadrat e renditura nga 1-24 do të luftojnë në bazë të performancës së tyre.
-Skuadrat që renditen nga vend 1-8 do të kualifikohen automatikisht për në raundin e 1/16-ve.
-Skuadrat e renditura nga vendi 9-24 do të luajnë një raund “playoff”-i për të arritur në raundin e 1/16-ve, ndërsa ato të renditura nga vendi 25-36 do të eliminohen automatikisht nga kompeticioni.
-Faza me eliminim direkt do të ndahet në dy. Skuadrat që arrijnë të performojnë më mirë dhe do të renditen të parët dhe të dytët, nuk mund të luajnë njëri-tjetrin në këtë fazë vetëm nëse arrijnë në finale.
-Skuadrat e renditura në vendet 3-4, 5-6 dhe 7-8 gjithashtu do të ndahen nga njëra-tjetra në dy gjysmat e shortit.
Tabela e fazës me eliminim direkt:
Arena e Lajmit
Loading…