Çavi projekton Barcelonën e ëndrrave, gati revolucioni nga mbrojtja te sulmi (Formacioni i mundshëm)

Vetëm pak ditë më parë Barcelona mbylli llogaritë në La Liga, duke siguruar matematikisht vendin e dytë në renditje.

cavi

 

Ndaj, ndeshja e fundit do të jetë vetëm një shëtitje. Por fill pas barazimit ndaj Getafes (0-0), trajneri Çavi nxitoi të ngacmonte kupolën drejtuese të klubit. Ai e di fare mirë se çfarë ka në mendje, çfarë Barcelone dëshiron të ndërtojë dhe jo më kot pasi siguroi vendin e dytë deklaronte:

“Të gjithë e dini se kjo do të jetë një verë e lodhshme, pasi ka shumë punë për të bërë. Natyrisht nëse financat e klubit do ta lejojnë. Do të ketë shumë ndryshime. Shenjat janë pozitive, por të presim se çfarë do të ndodhë”.

Një deklaratë më shumë se e qartë, ku Çavi ka konfirmuar dy gjëra: së pari që në skuadër do të ketë lëvizje masive dhe së dyti: topi është në anën e presidentit Laporta. Kjo nënkupton se trajneri katalanas i ka kërkuar të paktën 7 lojtarë presidentit, me ndërhyrje në çdo repart. E nëse të gjitha dëshirat apo kërkesat e tij drejtuar presidentit Laporta do të bëheshin realitet, atëherë Barcelona 2022-2023 do të ishte një skuadër krejtësisht e ndryshuar nga ajo çfarë kemi parë në këtë sezon. Revolucioni do të prekë të gjithë, ku të mbijetuarit e vetëm nga skuadra aktuale do të jenë portieri Ter Shtegen dhe talenti Ansu Fati.

Mbrojtja pritet të ndryshojë e gjitha. Mbrojtja me katër pritet të jetë gati e gjitha e ardhur nga Çelsi. Andreas Kristensen, Markos Alonso, e Çezar Azpilikueta kryesojnë listën, me Kunde të Seviljes që pritet të kompletojë repartin. Për momentin marrëveshja është arritur me Kristensen, teksa të tjerët janë ende në pritje. Në mesfushë është mbyllur gjithçka me Frenk Kesin, teksa Zubimendi (Sociedad) dhe Karlos Soler (Sevilja) janë në pritje me spanjollin shumë më pranë. Në sulm ëndrra më e madhe quhet Robert Levandovski, që edhe pritet t’i kushtojë shumë nëse Barcelona do të arrijë ta bindë Bajernin. Në krahë të tij pritet të jenë Rafinja (Lids) dhe Ansu Fati.

7577567567

Arena e Lajmit


Loading…

Çavi projekton Barcelonën e ëndrrave, gati revolucioni nga mbrojtja te sulmi (Formacioni i mundshëm)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook