Çelsi zgjedh zëvendësuesin e Rudigerit, “Blutë” përgatisin ofertën për kryesorin e mbrojtjes së Interit

Milan Skriniar prej disa vitesh konsiderohet si lojtari kryesor i mbrojtjes së Interit, me paraqitjet e sllovakut në fushë që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane siç është edhe Çelsi.

Skriniar-5-700x468

“Blutë” duhet të gjejnë me doemosë një lojtar për të zëvendësuar gjermanin Rudiger, i cili ka zyrtarizuar largimin nga anglezët dhe pritet të transferohet te Reali i Madridit.

Sipas raportimeve nga “Goal”, 27-vjeçari i Interit duket të jetë emri i parë në listën e londinezëve, me zikaltërit që duhet patjetër të bëjnë një “sakrificë” në këtë merkato për të rregulluar financat e klubit.

Kartoni i futbollistit vlerësohet rreth 75 milionë euro nga italianët, me Çelsin që do të ishte i gatshëm të ofronte rreth 55 milionë dhe kartonin e spanjollit Markos Alonso.

Mbetet për t’u parë nëse oferta e anglezëve do të përmbushë pritshmëritë e Interit dhe nëse ky transferim i mbrojtësit në Londër do të realizohet.

Arena e Lajmit


Loading…

Çelsi zgjedh zëvendësuesin e Rudigerit, “Blutë” përgatisin ofertën për kryesorin e mbrojtjes së Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook