Doja Cat ka reaguar e zemëruar ndaj yllit të “Strager Things”, Noah Schnapp, pasi ky i fundit publikoi mesazhet private me reperen.
Këngëtarja 26 vjeçare, i dërgoi mesazh aktorit 17-vjeçar, i cili luan Will Byers në serialin e suksesshëm të Netflix, duke i kërkuar që ta vendoste atë në kontakt me kolegun e tij Joseph Quinn, i cili luan Eddie Munson.
“Noah a mund t’i thuash Joseph të më flasë,” shkroi ajo, duke shtuar, “Prit jo. A ka të dashur ai?”
“LMAOO shkruaji atij”, shkroi Schnapp, por reperja e “Woman” zbuloi se nuk mund ta gjente llogarinë e Quinn në asnjë platformë të mediave sociale. Schnapp më pas i dërgoi asaj llogarinë e aktorit në Instagram.
Doja e bëri të njohur interesin e saj për Quinn përpara se t’i dërgonte mesazhe Schnapp për “mblesëri”. Në TWitter , ajo shkroi, “Joseph Quinn është i mirë”, kur sezoni i ri i shfaqjes u publikua.
Por gjërat shkuan keq kur Schnapp postoi me shaka mesazhet private me reperen në një video tashmë të fshirë në TikTok.
“Unë mendoj se për të qenë e drejtë, së pari le të jemi të qetë për këtë. Ashtu si Noah është një fëmijë, por, nuk e di as sa vjeç është, por nuk ka mundësi të jetë mbi 21 vjeç”, tha reperja në një video në Instagram Live të enjten. “Por kur je kaq i ri, bën gabime.”
Duke e quajtur Schnapp si “të pabesueshëm dhe të pavetëdijshëm”, reperja zbuloi se ndihej e dhunuar duke i ekspozuar botës mesazhet e saj private.
“Ndoshta ai është, si një gjarpër i tërë. Por unë nuk e pashë atë në atë mënyrë”, u tha ajo fansave. “Unë mendova se ai do të ishte i qetë për këtë dhe ai shkoi dhe ndau informacione që unë nuk ndihesha rehat kur i ndante.”
Schnapp ende nuk është përgjigjur publikisht, por e fshiu videon nga profili i tij të premten në mëngjes.