Inaugurohet kopshti Zoologjik, Rama: Njësoj si stadiumi edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit! Hapësirë mësimi dhe edukimi

Edi

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e kopshtit zoologjik në Tiranë, tha se tashmë qytetarëve, fëmijëve të Tiranës i është krijuar një hapësirë fantastike.

Gjithashtu Rama u shpreh se kjo hapësirë e bënë më të shëndetshëm kontaktin mes jetës së përditshme urbane dhe atë të jetën në kopshtin zoologjik.

“Jemi sot në këtë Zoo Park të Tiranë, një hapësirë fantastike. Një mjedis i rilindur tërësisht dhe i pakrahasueshëm nga çfarë ishte më parë. Një kopsht Zoologjik me hapësira fantastike, për kafshët, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit. Është një hapësirë mësimi dhe edukimi me botën e kafshëve. Kopshtet zoologjike nuk janë në çdo qytet. Ne së bashku me Ministrinë e Arsimit edhe ekskursione në shkolla të tjera të vendit për të ardhur në këtë kopsht. Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan. Më vjen mirë që njësoj si stadium edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit duke ua lehtësuar shumë prindërve rrugën për të ardhur deri këtu.”, tha Rama.

Inaugurohet kopshti Zoologjik, Rama: Njësoj si stadiumi edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit! Hapësirë mësimi dhe edukimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook