Një modele australiane tregonte për mediat vendase sesi pushimet e saj në ishullin e Bali u kthyen në një makth teksa ajo dhe shoqja e saj u grabitën tre herë brenda natës.
26 vjeçarja, Geena Coulson nga Brisbane, ishte javën e kaluar në një udhëtim një-javor në Bali kur grabitësit i zbrazën llogarinë bankare dhe i morën celularin nga dora.Teksa kishte mbetur pa para dhe e vetmuar vendasit i thanë se duhet të paguante ryshfet në polici që ata të hetonin.
Ato morën dy motorë-taksi dhe shoqja e saj po ndihmonte shoferin të përdorte instruksionet e Google Maps në celularin e tij. Një mbrëmje teksa po shkonin në një festë, një hajdut i tërhoqi celularin nga dora e shoqes së Geena Coulson dhe u largua.
“Shoferi që po ndiqte hajdutin e celularit po ecte me rreth 100 km/orë dhe shoqja ime ishte e tmerruar.”-u shpreh modelja.
Por kur shoferi i Coulson mbërriti në vendngjarje, një tjetër hajdut në motoçikletë u shfaq dhe i rrëmbeu celularin dhe modeles australiane.
Pasi u kthyen në dhomë vajzat zbuluan se hajduti kishte zbrazur llogarinë bankare, ku kjo e fundit kishte ndodhur prej kopjimit të kartës së saj të bankës që e kishte përdorur më herët në një automat.