Mos vallë Kendall Jenner sapo konfirmoi ribashkimin me Devin Booker?

Konfirmim i ribashkimit dhe se gjërat mes tyre janë si më parë?

Kendall Jenner mbështeti Devin Booker duke ripostuar kopertinën e tij të video-lojërave në InstagrmStory. Kopertina e ‘NBA 2K23’ tregon yllin e ‘Phoenix Suns’ duke dribluar një top basketbolli nëpër këmbë në shkretëtirën e Arizonës. Ndërsa supermodelja nuk shtoi ndonjë koment shtesë, mbështetja e saj për yllin e NBA-së i bëri fansat të pyesin nëse dyshja janë rikthyer bashkë apo jo.

Çifti u tha se i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare në qershor 2022 pasi vendosën se nuk ishin “në të njëjtën faqe” për të ardhmen e tyre pas qëndrimit në Itali për dasmën e Kourtney Kardashian.

Krejt papritur, kur gjërat dukeshin se po shkonin shumë mirë mes tyre u tha se çifti i ka dhënë fund lidhjes. Mirëpo, pak ditë pas këtyre raportimeve çifti u pa shumë i qetë në Malibu duke kaluar kohë bashkë. “Ata dukeshin shumë komod,” -tha një dëshmitar okular për ‘InTouch’. “Ata po rrinin në katin e dytë. Të gjithë po argëtoheshin!”

Më pas u tha se ish-çifti u panë së bashku në The Hamptons.Top modelja dhe ylli i NBA-së u panë duke mbërritur së bashku me një makinë të zezë në dyqanin e pijeve McNamara në Bridgehampton rreth orës 17:00. të premten, 1 korrik. “Nuk ka asnjë foto, por ata të dy dukeshin në humor të mirë ndonëse nuk bënë asnjë veprim shumë të afërt” -tha një burim për ‘Us Weekly’. Dhe rezulton se Jenner i qëndroi besnike markës së saj duke ‘blerë një shishe me Tequila-n e saj 818, për të cilën njerëzit në dyqanin e pijeve bënin shaka’. Duket sikur Jenner dhe Booker po përgatiteshin për një festë në lagjen luksoze Long Island, New York.

Dhe sërish bashkë. Dy super yjet kanë festuar 4 korrikun në shoqërinë e shumë yjeve botërore si Drake, Travis Scott, Jay-Z, Beyoncé, Emily Ratajkowski etj. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet nga festa private e realizuar nga Michael Rubin. “Kendall dhe Devin arritën në festën e Michael së bashku dhe po rrinin pranë njëri-tjetrit shumicën e natës”, tha një burim për E!News. “Ata ishin me një grup miqsh, por nuk po përpiqeshin të fshihnin se ishin atje bashkë. Kendall u mbajt pas krahut të Devinit pjesën më të madhe të natës dhe ata dukeshin vërtet të lezetshëm. Kendall dukej vërtet e lumtur dhe ajo ishte duke buzëqeshur me të gjatë gjithë natës.”

Mos vallë Kendall Jenner sapo konfirmoi ribashkimin me Devin Booker?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook