Nga Asllani te Broja e Bajrami, yjet shqiptarë në “lupën” e Sokol Haxhias/ Menaxheri shqiptar zbulon prapaskenat

Menaxheri i shumë lojtarëve të Kombëtares shqiptare ndër vite, Sokol Haxhia, ishte i ftuar në emisionin “Sport News” në “News 24”. Ai i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, ku ka folur për ardhjen e De Biazit në Kombëtaren shqiptare dhe për lojtarët që ka pasur nën menaxhim dhe transferimet e tyre në skuadrat e mëdha europiane.

bandicam 2022-05-20 20-06-06-943

Haxhiaj, prej vitesh punon në Itali, është një personazh i cili i ka përjetuar të dy periudhat, kohën kur futbollistit kuqezi luanin me “pikatore” në Evropë, madje ishte ai cili “gatoi” disa nga transferimet më të bujshme, duke pasur nën patronazh lojtarë si Bogdani, Klodjan Duro, Sadiku e shumë të tjerë, mbi 70 transferimeve për një vlerë prej 60 milionë euro.

 

De Biazi, dhurata më e bukur për Shqipërinë? – Është një nga operacionet e mija më të rëndësishme në karrierë si menaxher. U kurorëzua me fitoren që patëm me pjesëmarrjen në kampionatin Europian dhe nuk ishte thjeshtë transferimi i një trajneri normal, po u bë një trajner legjendë dhe është normal operacioni është një nga ato më të rëndësishme dhe pse ka bërë operacione të tjera të rëndësishme me lojtarët e Kombëtares.

Ka ndonjë shans rikthimi për De Biazin? – Ai është me kontratë si gjithë trajnerit. Për mendimin tim unë jam kundër rikthimit të trajnerëve kur bëjnë mirë me një vend, është mirë të mos kthehesh më sepse është e vështirë të përsërisësh të njëjtin sukses. Ai ngel nga më të suksesshmit në historinë e Shqipërisë, por për mendimin tim duhet të provojmë dhe me figura të reja të futbollit ndërkombëtar sepse mund të japin akoma më mirë.

Cila ka qenë lëvizja më e mirë përveç De Biazit? – Më të mirat janë ato që kanë qenë në kampionatet më të rëndësishme. Mund të jetë rasti i Armando Vajushit, që nga Bullgaria erdhi në Serinë A te Kievo Verona. Një nga transferimet e mia të para është Jahmir Hyka që shkoi nga Tirana te Mainci. Por edhe të shkosh të trajtosh me klube, si për shembull Roma kur i bëmë kontratën e parë Ndojit, pastaj me transferimin nga Roma te Breshia. Këto mund të them që janë transferimet pak më të suksesshme dhe më të rëndësishme. Por Sadiku, karriera e tij kur e çova te Lugano. Çdo transferim ka të veçantën e vet. Por këto në kampionatet më të rëndësishme janë ato që të mbeten në sy.

Sadiku? – Edhe pse sot e kësaj dite nuk kemi më lidhje lojtar-menaxher, ne kemi një lidhje shoqërore. Jemi miq.

Nuk e bëre transferimin në Serinë A? – Për sa i përket Serisë A, do t’iu them diçka që nuk e di askush në Shqipëri. Kur Sadiku luante te Lugano, ish-presidenti i Xhenoas në Serinë A kishte kuota te Lugano. Në momentin që presidenti i Luganos do e nxirrte jashtë duke e paguar, ai tha: “Unë dua Sadikun”. Ishte periudhë vere dhe vetëm kur merr Xhianluka Di Marcio dhe më tha: “Jam në Milano. Prenciosi dhe presidenti i Luganos janë duke bërë transferimin e Sadikut”. I thashë “Ok”. Çdo gjë e bënë gati. Duhej larguar një uruguaian. Ai nuk pranoi transferimin te Parma dhe kjo ishte arsyeja pse Armando nuk u transferua dot në Itali.

Lojtarin më të rëndësishëm që ke pasur në duar? – Për sa i përket nga ana e talentit dhe pse s’ka arritur një karrierë të madhe se ka pasur operacione në gju etj. ka qenë Armando Vajushi. Ishte një lojtar i rëndësishëm dhe në Itali bëri shumë mirë. Për sa i përket talenteve, në këtë moment është një periudhë në dishezë. Është Emanuele Ndoj. Nuk e menaxhoj unë në këtë moment, por shpresoja që ai do të bënte një karrierë më të madhe nga kjo që po bën.

Sa ka ndryshuar tregu në Itali? – Unë këtë gjë e kam parashikuar. Në momentin që në çdo vend të botës, edhe në Zvicër, pse kanë luajtur kosovarët? Sepse kanë qenë fëmijët e familjeve emigrante që janë rritur në Zvicër. E njëjta gjë po ndodh dhe në Itali. Ndoj ka lindur në Itali, Asllani ka lindur në Itali. Memushaj ka ardhur që kalama. Ka shumë shqiptar që sot luajnë në ekipet e të rinjve të ekipeve të Serisë A dhe Serisë B. Me batutë i kam thënë dhe italianëve që: “Italia mbas 2-3 vitesh do të ketë disa shqiptarë në kombëtare”. Shumë nga këto djem nuk mund të zgjedhin për kombëtaren tonë por për kombëtaren italiane.

Kristjan Asllani- E njoh menaxherin e tij është një nga më të suksesshmit në Itali, ai që ka menaxhuar Pirlon, vëllezërit Inzagi, Luka Tonin, Pacinin, etj. Është një njeri që di ti rrisë lojtarët e vetë. Këshilla ime është kjo, që ai në këtë moment ka nevojë të luajë. Unë po të kisha qenë menaxheri i tij mund të bëja një operacion të tillë që ta shisja te Milani, te Interi dhe ta lija dhe 1 vit që të luante te Empoli. Sepse në Itali te skuadrat e mëdha nuk të falin asnjë lloj gabimi, sicc ndodhi me Tonalin. Unë Tonalin e kam ndjekur sepse luante te Bresha me Ndojin në Serinë B. Ai te Bresha ishte super lojtar, në vitin e parë që shkoi te Milani, pati vështirësi. “San Siro” është mësuar të shikojë lojtarët më të mirë të botës dhe është e vështirë.

Nendim Bajrami- Të them të drejtën Bajrami ishte një suprizë jo vetëm për mua që jam shqiptar, por edhe për të gjithë italianët. Nuk e mendoni që do të kishte një shpërthim të tillë. E kanë marrë kur Empoli ishte në Serinë B. Nuk ia njoh karrierën, sepse ka ardhur nga Zvicra. Është i interesuar Napoli, Lacio, etj.

Lojtarët e tjerë në Serinë A- Në këtë moment, mund të ketë lojtarë të rinj, që luajnë të Serinë C ose tek të rinjtë. Është një sulmues që luan te Fiorentina, Toçi luan te Fiorentina, Toçi, është shumë i talentuar, por me të rinjtë duhet të kesh kujdes sepse e kam kaluar në eksperiencën time, sepse mendonim që do të luanin në klube të mëdha në Serinë A, tani kanë përfunduar në kategorinë e katërt, sepse nuk kanë pasur fat dhe nuk kanë qenë të menaxhuar mirë. Ne jemi një popull që vijmë nga varfëria, shpeshherë familjet i shikojnë bingo. Shkojnë e gjuajnë te leku dhe jo te karriera. Kjo të bën që të humbësh rrugës.

Armando Broja- Unë mendoj që është një nga sulmuesët, që Shqipëria e ka për 10-15 vite. Unë kam frikë te lojtarët e rinj si menaxhohen në rrjetin familjar. Kur prindërit japin intervista ai lojtar ka marrë fund. I duhet të ketë menaxherin e duhur, të izolojë familjen. Është lojtar shumë  i suksesshëm. Unë bëj tifo për Bogdanin, nëse ai e thyen rekordin, do të thotë që Shqipëria ka bërë mirë.

Grupi aktual i Kombëtares- Unë mendoj se grupi i Edi Rejës është grupi më i fortë që ka qenë ndonjëherë në Kombëtare që ku ekziston. Edi Rejën e njoh pak. Në qoftë se De Biazi dhe Tramexani, do të ishin, do të arrinin të bënin diccka të rëndësishme me këtë grup.

Finalja e Ligës së Konferencës- Për ne shqiptarët që jetojmë në Itali dhe punojmë në botën e futbollit, është reklama më e madhe. Deri para 10-15 vitesh kur unë shkoja të propozoja ndonjë lojtarë shqiptar me batutë më thonin, pse luhet futboll në Shqipëri? Kurse finalja është spektakli jonë më i madh. Kjo do ia rrisi akoma më shumë vlerave futbollit tonë dhe njerëzit që punojnë me futbollin.

 

Arena e Lajmit


Loading…

Nga Asllani te Broja e Bajrami, yjet shqiptarë në “lupën” e Sokol Haxhias/ Menaxheri shqiptar zbulon prapaskenat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook