“Një proces jo i lehtë”, Rama për Presidentin e ri: Rruga që ndoqëm na mundësoi që të arrijmë në një konkluzion që përmbush nevojën alarmante…

Edi Rama

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe procesin e ndjekur për zgjedhjen e tij nga PS në mbledhjen e grupit.

Rama tha se ishte një proces jo i lehtë dhe se procesi i ndjekur nga PS mundësoi që të arrijmë në një konkluzion që sipas tij, përmbush nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e Kreut të Shtetit.

“Parashtrimi që bëri kryetari i grupit është shterues. Thjesht dua të falënderoj anëtarët e grupit parlamentar për kontributin e dhënë në këtë proces. Një proces që për natyrën e vet është jo i lehtë. Për shkak se siç e kemi diskutuar jo në një rast bëhet fjalë për të identifikuar një figurë e cila do të përmbushë kërkesa shumë specifike, por në të njëjtën kohë për të garantuar dhe respektin dhe moscenimin e të gjithë kandidatëve potencialë në një proces diskutimi që kthehet në një thashethemnajë të madhe dhe që merr rrugët e pazarit mediatik. Procesi që ne zhvilluam këtu në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve nga gjithë anëtarësia e grupit me zarfat e sekretuar që pastaj u vunë në dispozicion të Kryesisë së PS-së për një diskutim konkret emër për emër dhe kategori për kategori së bashku me pjesën tjetër të punës që u bë nga komisioni i posaçëm që ne përzgjodhëm, mandatuam për të komunikuar më palët e tjera në parlament, apo për të hapur dhe kanale të tjera komunikimi me përfaqësues të shoqërisë civile këtu në Kuvend na mundësuan që të arrijmë në një konkluzion që besoj përmbush nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e Kreut të Shtetit, për një figurë sa të lartë në aspektin institucional aq dhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike”, deklaroi Rama.

“Një proces jo i lehtë”, Rama për Presidentin e ri: Rruga që ndoqëm na mundësoi që të arrijmë në një konkluzion që përmbush nevojën alarmante…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook