Pas dorëheqjes së Boris Johnson, ndryshime në planet e çiftit për festën e dasmës! Nuk do mbahet në vilën qeveritare

Festa e dasmës e Boris Johnson dhe bashkëshortes së tij Carrie nuk do të mbahet në vilën qeveritare të kryeministrit, pas kritikave për zgjedhjen e vendit.

boris johnson3

BBC raporton se çifti kishin planifikuar një festë në korrik. Por një burim tha për median angleze se “asgjë nuk ishte vendosur 100%” dhe tani do zgjedhin një vend alternative.

Boris dhe Carrie Johnson u martuan në një ceremony private në Katedralen Westminster vitin e kaluar.

Një zëdhënës i Downing Street tha se çifti do të festojë sërish me familjen dhe miqtë gjatë verës së këtij viti, me muajin e mjaltit të shtyrë deri atëherë.

Por planet e dasmës po shqyrtohen pas dorëheqjes së kryeministrit britanik si udhëheqës i konservatorëve të enjten pas një rebelimi të kabinetit të tij.

vila qeveritare britani

Checkers është rezidenca zyrtare e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në pronësi të Checkers Trust, shtëpia feudale e shekullit të 16-të në Buckinghamshire ka një pishinë të brendshme, qindra hektarë lëndina dhe përdoret nga kryeministrat për të argëtuar mysafirët dhe për të pritur anëtarët e kabinetit.

Johnson njoftoi dorëheqjen e tij, por synon të qëndrojë si kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi në një proces që mund të zgjasë me muaj.

Një lider dhe kryeministër i ri pritet të vendoset deri në vjeshtë, me Johnson që do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë përfunduar ky proces.

boris johnson2

Downing Street nuk zbuloi se sa të ftuar do ishin të ftuar në ceremoni. 58-vjeçari ka dy fëmijë me bashkëshorten e tij. Ai ka qenë i martuar edhe dy herë të tjera. 34-vjeçarja ka punuar në zyrën e shtypit të Partisë Konservatore dhe në fushatën e suksesshme të Johnson për t’u rizgjedhur si kryetar bashkie në Londër.

Çifti bënë publike lidhjen në fillim të vitit 2019. Në shkurt 2020, ata zbuluan se ishin fejuar dhe se ajo ishte shtatzënë me djalin e tyre, Wilfred, i cili lindi në prill 2020.

Pas dorëheqjes së Boris Johnson, ndryshime në planet e çiftit për festën e dasmës! Nuk do mbahet në vilën qeveritare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook