Toti ndez merkaton me deklaratën për Dibalën: E dua te Roma, të hënën takohem me të

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti duket se mendon ende sesi të ndihmojë sa më shumë ish-skuadrën e tij ku në orët e fundit italiani i pyetur nga “SkySport Italia” ka folur në lidhje me dëshirën e tij për të sjellë argjentinasin Paolo Dibala te verdhekuqtë.

pjimage (2)

45-vjeçari ka folur me superlativa për yllin e Juventusit, cili do të largohet nga bardhezinjtë në përfundim të këtij sezoni si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës. Toti ka theksuar se dhe ai do të bëjë një përpjekje për ta transferuar te Roma, duke u takuar personalisht me të për të biseduar ditën e hënë.

“Lotët e Dibalës në festën e largimit nga Juventusi nuk më kanë habitur, ai është një lojtar i ftohtë dhe i mbyllur, ishte mënyra e tij për të shprehur emocionet.

Mendoj se ai donte të qëndronte atje thjesht nuk arriti të gjente akordin me klubin.

Ai është një lojtar i madh , mund të luaj kudo ku dëshiron.

Të shohim nëse do të arrij ta sjell te Roma, të hënën do ta takoj dhe do të flas me të.”, u shpreh Toti.

Arena e Lajmit


Loading…

Toti ndez merkaton me deklaratën për Dibalën: E dua te Roma, të hënën takohem me të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook