Twitter, Facebook dhe TikTok fshijnë videot e vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe

Twitter, Facebook, Meta dhe kompani të tjera të mediave sociale po përpiqen të kontrollojnë videot vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në platformat e tyre, të cilat shkelin rregullat për përmbajtje të dëmshme.

Në mediat sociale qarkulluan video të shumta të sulmit nga një person i armatosur, i cili qëlloi dy herë me një armë artizanale në drejtim të Abe. Disa video tregojnë vetëm momentet para dhe pas sulmit, ndërsa kanë qarikulluar edhe video të tjera që tregojnë pamjet e plota të atentatit.

Abe, i cili dha dorëheqjen në vitin 2020, u qëllua teksa po mbante një fjalim. Ai u transportua me helikopter në spital dhe më vonë u shpall i vdekur. Policia ka arrestuar në vendngjarje autorin e dyshuar.

Sipas “The Guardian”, Twitter tha se ekipet e tij të zbatimit po punonin për të “adresuar përmbajtje të dëmshme” në lidhje me sulmin duke “hequr në mënyrë proaktive” materiale që shkelin rregullat e tij, të cilat përfshijnë kufizime në mediat e ndjeshme duke përfshirë dhunën grafike.

Twitter u kërkoi përdoruesve të raportojnë çdo material potencialisht të ndjeshëm të sulmit në mënyrë që të mund të ndërmarrë veprime. Megjithatë videot e sulmit mund të gjenden ende lehtësisht në Tëitter shumë orë pas sulmit.

Nga ana tjetër Meta tha se po fshinte videot që përshkruanin momentin e sulmit dhe kishte çaktivizuar llogaritë e të dyshuarit në Facebook dhe Instagram.

“Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Japonisë, z. Shinzo Abe”, tha Meta në një deklaratë të përgatitur.

“Ne nuk tolerojmë asnjë sjellje të dhunshme në platformën tonë. Për ta mbajtur platformën tonë një vend të sigurt për t’u lidhur, ne po punojmë për të hequr çdo përmbajtje dhunuese në lidhje me incidentin,”tha kompania.

Meta tha se ka ndërmarrë veprime sipas politikës së saj ndaj individëve të rrezikshëm dhe se po i etiketon fotografitë e sulmit si “shqetësuese”.

Edhe YouTube tha se sistemet e tij po i japin rëndësi videove që lidhen me sulmin nga “burime autoritative” siç janë organizatat e lajmeve, tha faqja e ndarjes së videove, duke shtuar se do të heqë çdo përmbajtje që shkel rregullat e saj, të cilat përfshijnë ndalimin e përmbajtjes së dhunshme ose grafike.

Ndërsa TikTok tha se po punon për të “identifikuar me shpejtësi përmbajtjen, llogaritë dhe hashtags që lidhen me këtë incident tragjik” dhe heq çdo përmbajtje dhe llogari që shkel rregullat e tij.

Twitter, Facebook dhe TikTok fshijnë videot e vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook