VIDEO/ Pistoleta dhe snajperë, detaje të reja për arsenalin e armëve të zbuluar te Liqeni i Thatë. A kishte lidhje me laboratorin në Kodër Mëzez?

Snajper

Forcat Shqiponja kanë sekuestruar armët të llojit pistoletë dhe snajper gjatë operacionit të sotëm te Liqeni i Thatë. Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar për “BalkanWeb” detaje të reja nga operacioni. Ai tha se aksioni është në vijim i sipër, teksa është arrestuar një person, i cili kishte marrë me qira garazhin ku janë gjetur armët në një pallat në rrugën “Peti” në zonën e Liqenit të Thatë.

Grupi hetimor po heton nëse ky grup kriminal ka lidhje me grupin e goditur pak ditë më parë në Kodër Mëzez ku u zbulua një laborator për prodhimin dhe modifikimin e armëve.

Hetimet janë fokusuar mbi personin që kishte marrë me qira garazhin, i cili është mbajtur nën vëzhgim.
Hetimet kanë vijuar prej muajsh dhe ky person ka qenë në shënjestër të policisë pasi personi i arrestuar figuron me precedentë penalë.

VIDEO/ Pistoleta dhe snajperë, detaje të reja për arsenalin e armëve të zbuluar te Liqeni i Thatë. A kishte lidhje me laboratorin në Kodër Mëzez?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook