Nga Alegri te titulli, të dielën Pioli kërkon të mbyllë një qark

Në “Mapei Stadium” në korrik 2020 fitoi konfirmimin në stolin e kuqezinjve dhe tani, në të njëjtin stadium, mund të regjistrojë triumfin e tij të parë. Të dielën më 22 maj, Stefano Pioli do të drejtojë ekipin e tij që lufton për titullin.

Pioli Ibra

Kuqezinjtë nuk kanë triumfuar në Serinë A për 11 vjet, teksa kampionati i fundit ka qenë ai i vitit 2011 me Masimiliano Alegrin në pankinë. Sot, me skuadrën më të re ndonjëherë që ka mundur të fitojë trengjyrëshin, është Stefano Pioli ai që mund të vendosë trofeun e tij të parë si trajner.

“Djalli” ka dy nga tri rezultate në dispozicion që të mund të festojë nën ritmin e “Pioli is on fire” dhe pothuajse dy vjet më vonë është një luks i jashtëzakonshëm duke marrë parasysh që në korrik 2020, kur fati i tij te Milani dukej i shënuar dhe se as fitorja nuk do t’i mjaftonte për t’u rikonfirmuar. Më pas gjithçka ndryshoi, pikërisht në stadiumin “Mapei” kundër Sassuolos.

FILLIMI I CIKLIT PIOLI – Përpara Sasuolo – Milan 1-2 në korrik 2020, Stefano Pioli ishte pak më shumë se një profesionist serioz që e çonte përpara punën e tij publikisht duke e ditur fatin pasi skuadra do t’i besohej gjermanit Rangnik. Ky ndryshim vinte me urdhër të pronarëve pavarësisht rezultateve të shkëlqyera në fushë gjatë vitit të pandemisë.

12 rezultatet e dobishme radhazi, ardhja e Zlatan Ibrahimoviçit dhe Simon Kjaerit ndër të tjerë, por edhe e Rebiçit dhe Salmakers i ndihmuan në formimin e një grupi që në mënyrë të përsëritur shmangte prekjen e drejtpërdrejtë të temës, por duke komentuar pozitivisht përgatitjen dhe mënyrat e trajnerit.

Mbështetja e parë e fortë ishte ajo e Ibrës që pas huazimit 6-mujor nuk pranoi të kthehej në Los Anxheles, por duke shprehur dëshirën për të punuar me Piolin. Fitorja në “Mapei Stadium” atë mbrëmje me një dygolësh të suedezit jo vetëm që i dha Milanit tri pikë kyçe për t’u rikthyer në Europë, por edhe një lajm të papritur: ndërprerjen e idesë së projektit të ri teknik dhe fillimin e një cikli me Piolin. Gjithçka me vulën e “Elliott”. I

TITULLUARI I FUNDIT – “Mapei Stadium” me Domeniko Berardin në fushë dhe protagonist absolut ishin aventura më e fundit e një trajneri kampion në stolin e Milanit. Fillimi i një periudhe të errët dhe fundi i epokës së Masimiliano Alegrit që në një mbrëmje janari të 2014- ës u mund 4-3, çka i shkaktoi edhe shkarkimin. Të dielën, tetë vjet më vonë, Pioli mund të gdhendë përsëri titullin edhe në stolin e Milanit. Fati, megjithatë, nuk i bën gjërat të thjeshta, edhe kur ato mund të duken të tilla.

Në një sezon konstant nga pikëpamja e performancës, siç tregohet nga renditja një javë nga fundi, Sasuolo përfaqëson makthin e Milanit dhe Stefano Piolit. Jo për faktin që është ndeshja e fundit, por për 1-3 të pësuar në “San Siro” në fazën e parë në atë që ishte humbja më e rëndë e kuqezinjve në këtë edicion të Serisë A.

Me teknikën në mesin e fushës dhe në sulm, Sasuolo dominoi Milanin dhe i shënoi tri herë Majk Menjasë. Aktualisht, Milani është më i pjekur, më i gatshëm fizikisht dhe më i fokusuar mendërisht, një hap larg një objektivi historik. Mungon goditja e fundit për të mbyllur qarkun personal të Piolit dhe të Milanit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Loading…

Nga Alegri te titulli, të dielën Pioli kërkon të mbyllë një qark

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook