Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi kishte hyrë në një disko me automatik, duke terrorizuar klientët.
Episodi i fundit i frikshëm, ndodhi të shtunën e kaluar në një disko të njohur Bisceglie, më 18 qershor, rreth orës 3.30 të mëngjesit, kur fatmirësisht ambienti po mbyllej dhe brenda kishte pak njerëz.
Mediat italiane raportojnë se një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, hyri në hyrje të lokalit të natës, duke lëvizur automatikun dhe duke krijuar panik mes klientëve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk u lëndua, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të zellshme të personelit të sigurisë lokale të cilët bllokuan të riun, i cili kur u fut në një cep të diskos hodhi armën.
Më pas u lajmëruan karabinierët të cilët gjetën në vendin e ngjarjes automatikun, identifikuan dhe arrestuan autorin. Sipas mediave, 35-vjeçari, një orë para krimit kishte pasur një përleshje të ashpër me disa persona brenda në disko, më pas do të kishte dalë për të marrë armën dhe ishte kthyer me një makinë, duke u përpjekur të gjejë drejtësi. Tashmë ai ndodhet pas hekurave.
Arena e Lajmit