Sherri në familje përfundon në policinë greke/ “Më jep para”, babai shqiptar s’duron dhe godet vajzën, ndërhyn dhe e bija më e vogël

Whatsapp Image 2022 06 21 At 6.07.47 Pm

Një episod dhune është regjistruar në një familje shqiptare në Heraklion, ku babai ka dhunuar dy vajzat e tij.

Gjithçka nisi kur vajza 20-vjeçare i kërkoi babait të saj një shumë parash. Ai u përpoq t’i shpjegonte asaj se nuk kishte para, por vajza këmbënguli.

Shumë shpejt nisi grindja ku babai 54-vjeçar e goditi 20-vjeçaren dhe i shkaktoi mavijosje në sy.

Në këtë situatë në debat ka ndërhyrë edhe  vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçarja, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin. Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit.

Arena e Lajmit

Sherri në familje përfundon në policinë greke/ “Më jep para”, babai shqiptar s’duron dhe godet vajzën, ndërhyn dhe e bija më e vogël

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook