Jo shumë ditë nga prezantimi i projektit më të ri në zonën e liqenit të Farkës Rolling Hills Liqeni, shënohet një tjetër sukses për Grupin BALFIN, shitet 60% e fazës së parë të projektit.
Ky rezultat i paparashikuar i detyrohet kërkesës së lartë për komunitete rezidenciale të organizuara në një raport shumë të mirë të cilësisë së ndërtimit, shërbimeve të ofruara, sigurisë shumë të lartë për një jetesë të qetë, gjelbërimit, vendodhjes, stilit dhe çmimit. Ky raport, i respektuar deri në përpikmëri ka lejuar projektin Rolling Hills Liqeni me vendodhje dhe organizim Premium të mund të jetë i aksesueshëm për familje me të ardhura mesatare të larta.
Kjo kërkesë e lartë është gjithashtu diktuar nga një emër i madh si Grupi BALFIN, vulë sigurie e padiskutuar sa i përket krijimit të destinacioneve rezidenciale dhe turistike ku ndërthurja e prakticitetit dhe përditshmërisë vijnë të harmonizuara natyrshëm me cilësinë e një jetese aspak ndryshe nga komplekse të tilla në rajon dhe botë. Rëndësia që grupi i vendos menaxhimit, mirëmbajtjes së komplekseve dhe shumëllojshmërisë së shërbimeve që ofrohen është faktor tjetër shumë i rëndësishëm që bëjnë formulën e suksesit unike. Por jo vetëm kaq, Grupi BALFIN kujdeset gjithnjë që të zgjedhë “top location” duke i përfunduar gjithnjë me sukses projektet që ndërmerr. Të gjithë këta faktorë së bashku sigurojnë një rritje të vlerës së pronës.
Rolling Hills Liqeni ndodhet vetëm 5 minuta nga TEG dhe 10 minuta nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Jo vetëm një rezidencë banimi por një qendër e vërtetë komunitare me një arkitekturë të përzgjedhur që respekton natyrën.
Plazza me të gjitha shërbimet e nevojshme, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive për një stil aktiv jetese. Kompleksi ka akses të drejtpërdrejtë në ‘Lungolagon’ përgjatë Liqenit të Farkës duke plotësuar më së miri jo vetëm të gjitha kërkesat e personave që kanë vendosur të bëjnë këtë zgjedhje për stilin e tyre të jetesës.
Suksesi i këtij projekti, shkuar përtej objektivave të përcaktuara do të vazhdojë të ofrojë opsione Premium për të gjithë ata që një jetesë të tillë e shikojnë si një investim për cilësi në jetën e tyre, të fëmijëve dhe familjarëve.