Video/ Harta e re gjyqësore, avokatët e Kurbinit vijojnë protestën, kërkojnë rishikimin e Reformës që mbyll gjykatën e këtij rrethi

Harta Gjyqesore

Avokatët e gjykatës së Kurbinit vijojnë protestat kundër hartës së re gjyqësore për të dytën javë radhazi. Gjatë këtyre dy ditëve ata e kanë përshkallëzuar qëndrimin, duke bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë që janë trajtuar nga avokatë të sjellë nga Tirana. Avokatët e Kurbinit dhe qytetarët kërkojnë rishikimin e Reformës që mbyll gjykatën e këtij rrethi i cili ka 90 mijë banorë.

Pjesë e protestës janë bërë edhe deputetët e Partisë Demokratike Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.

Bojkoti i avokatëve ka vijuar dhe në qytete të tjera si Lushnje, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa dhoma e avokatëve vijon normalisht në Elbasan.

 

Video/ Harta e re gjyqësore, avokatët e Kurbinit vijojnë protestën, kërkojnë rishikimin e Reformës që mbyll gjykatën e këtij rrethi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook