Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma shprehet se opozita nuk duhet ta bojkotonte seancën e sotme parlamentare ku do të zgjidhet Presidenti i ri.
Si e komentoni bojkotin e Kuvendit nga PD?
Kam qenë kundër bojkoteve edhe në momentet më jetike të PD-së. Edhe në ato momente megjithë dyshimet që kam pasur, kam bërë kritikë ndaj bojkoteve. Institucionet kanë peshën e vet dhe për këtë arsye e vetmja gjë që nqa çon drejt një force politike serioze është të heqim dorë nga bojkotet.
Cili është qëndrimi juaj për Begajn?
Profilin e njoh pak individin Bega. Nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet. Ritmi i karrierave në ushtri ka një vlerësim të vetin. E di që ka shumë për të bërë që institucionet të jenë më demokratike. Presidenti i duhej lënë opozitës. Ne duhet ti japim peshë insituiconeve.
Si do votoni?
Do ta shikoni kur të jem aty.