Xhaçka uron Bajram Begajn: Do dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit të kombit

Xhacka Begaj

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, uron Bajram Begajn në detyrën e re si President i Republikës.

Në një postim në “facebook”, shoqëruar me foto, ministrja Xhaçka thekson se Bajram Begaj do të jetë një President që të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit.

“Urime dhe suksese zoti President! Një ushtarak, një mjek, një ish koleg me të cilin kam patur fatin të punoj me vlerësimin maksimal për profesionalizmin e urtësinë. Një President që jam e bindur do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit 🇦🇱!”, shkruan ministrja Xhaçka.

Arena e Lajmit

Xhaçka uron Bajram Begajn: Do dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit të kombit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook